Skënder Hyseni i propozuar si kandidat për kryeministër, flasin nga LDK-ja
Në disa medie mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë të presidenti Hashim Thaçi emrin e Skënder Hysenit si mandatar për formimin e qeverisë. Por këtë lajm e mohoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Gashi për “Telegrafin” tha se këto lajme nuk janë të vërteta. “Nuk janë të vërteta këto, nuk kemi pasur diskutim”, tha shkurtimisht ai.
Ndryshe, LDK-ja para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me Nismën Socialdemokrate, me Aleancën Kosova e Re dhe me minoritetet joshumicë në Kuvend.