Efekti 'karantinë', këto janë gjërat që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në internet

Të jetuarit në izolim i ka inkurajuar njerëzit të kërkojnë në internet produkte dhe aktivitete që do t’i argëtojnë ata.

Kjo është parë edhe në hulumtimin e mediumit britanik "The Economist", përcjell "Telegrafi", i cili ka nxjerrë një listë të kërkimeve kryesore në të gjithë botën muajin e kaluar.

Kështu, sipas të dhënave, nga marsi në prill buka duket se është bërë një kërkesë e vërtetë në internet.

Interesimi i njerëzve për të kërkuar bukë i ka bërë veçanërisht te popullarizuar furrat e bukës në rrjetet sociale.

Për shembull, një furrë e bukës në Londër transmeton orë mësimi live për çdo ditë përmes "Instagram"-it.

Kjo faqe në "Instagram" tërhoqi 30.000 ndjekës të rinj në vetëm dy ditë.

Megjithatë, në krye të listës është letra higjienike, për të cilën është folur shumë gjatë ditëve të fundit, përcjell "Telegrafi".

Në vendin e dytë janë pajisjet e stërvitjes, të ndjekura nga letrat e lagura alkoolike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Life under lockdown has people searching online for products and activities to keep them entertained. ë ë Bread in particular has become an internet sensation. ë ë @breadaheadbakery in London’s Borough Market is live-streaming daily baking classes on Instagram. Their account amassed 30,000 new followers in just two days.ë ë It seems bored Britons are turning to bread making to help fill their time—and their cupboards. ë ë Global internet search trends show that people are more interested in online churches, DIY haircuts and dumbbells. ë ë Click on the link in our bio to read more about how baking, knitting and board games are back in vogue. ë

A post shared by The Economist (@theeconomist) on

Njerëzit më pas kërkuan municion, domethënë plumba dhe veshje mbrojtëse.

Është interesante gjithashtu se shumë kërkuan shpërndarës të cigareve. Shumë kërkuan gjithashtu një oksimetër pulsi. /Telegrafi/