Eksperti shqiptar nga Italia flet për ndikimin e 5G-së në shëndetin e njeriut

Pas debatit të shumtë që nxiti çështja e implikimit të 5G-së në shëndetin e njerëzve, e sidomos nga njerëzit që 5G-në e lidhnin direkt me sëmundjen e koronavirusit, inxhinieri i njohur shqiptarë në Itali, Ledian Piperku ka shpeguar në detaje se çfarë ndikimi ka interneti i gjeneratës së pestë në trupin e njeriut.

Sipas shpjegimit të tij, instalimi i 5G-se nuk ka ndikim negativ ne shendetin e njerëzve. Ai madje thotë se rrjeti i vjetër, pra ky aktual i 3G-së dhe 4G-së dyshohet të jetë i dëmshëm ndërsa largon dyshimet për shkak se me gjeneratën e pestë rritet vetëm shpejtësia e jo edhe fuqia e valëve.

Në vazhdim kemi shpjegimin e plotë të Piperkut:

“Mund te flas për më shumë se një orë për këtë argument… Do mundohem të shprehem shkurtimisht dhe shpresoj qartë mbi atë qe di dhe mendoj. 5G vjen si rrjedhojë e fazave të zhvillimit teknologjik mbi shpejtësinë e transmetimit për rrjetin celularë. Shpejtësia e senjaleve mund të matet edhe ne Km/h sic bejmë për makinat po në fakt matet në Hz (njësi vale në sekondë). 5G (ose 5th Generation) eshte rrjedhoje e rritjes se shpejtesise duke filluar nga teknologjia e pare 1G (deri në 30KHz shpejtesi), 2G (ose GSM, deri në 200 KHz shpejtësi), 3G ( ose UMTS, GPRS, EDGE deri në 5 MHz shpejtësi), 4G (deri në 20 MHz) dhe 5G (nga 1GHz deri në 300GHz). Sa për me bë dy llogari 1 GHz = 1.000.000.000 Hz = 1.000.000.000 njesi vale në sekond. Pra kuptohet qartë që rrjeti 5G është të paktën 1000 herë më i shpejtë se gjeneratat e mëparshme 4G, 3G dhe 1.000.000 herë më i shpejtë se 1G, 2G. Dmth shpejtësia e ktij rrjeti arrin të mbuloj cdo nevoj të kërkesës teknologjike që njerëzimi disponon aktualisht. Le të vijmë te pjesa që ndoshta shumë njerëzve u intereson më shumë, efektet mbi shëndetin. Po e nis shpjegimin duke thënë që rrjeti 5G është më pak i dëmshëm për shëndetin se sa rrjetet e mëparshme dhe ja përse: Një karakteristik tjetër e rëndësishme e senjalit radio është fuqia përvec shpejtësisë. Fuqia njësohet si pjese e energjisë që senjali përmban për të arritur një distancë të caktuar. Energjia që senjali mbart lidhet ngushtë edhe me shpejtësinë. Pra një senjal me shpejtësi të ulët ka nevoj për më shumë fuqi trasmetimi për të arritur distanca të largëta. Ndërsa një senjal me shpejtësi të lartë nuk ka nevoj për shumë fuqi trasmetimi për të shkuar larg. Ajo që bën më shumë dëm për shëndetin e njeriut nuk është shpejtësia (Hz) por fuqia e trasmetimit. Një element tjetër i rëndësishëm është dhe antenna. Sa më e lartë të jetë frekuenca aq më e vogël mund të jetë antenna trasmetimit. Pra për rrjetin 5G është e mundur të përdoren antenna akoma më të vogla dhe më pak të fuqishme se sa për rrjtet 4G,3G… dhe kjo është në vantazh mbi efektet e shëndetit të njerezve. Pra ajo që thuhet për rrjetin 5G që dëmton shëndetin është fantazi e të pa informuarve”, thotë Ledian Piperku, inxhinier i njohur i elektronikës, i punësuar në Itali./GazetaExpress/