I karantinuari nga Smrekonica shëtitet në Vushtrri, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, tashmë vatër e koronavirusit, është arrestuar pasi e kishte shkelur urdhrin për karantinim.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte thënë se ka dalë nga shtëpia për të kryer disa shërbime në qytet.

Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Pas konfirmimit të 10 rasteve pozitive me koronavirus, ky fshat i Vushtrrisë tashmë është izoluar dhe pritet të bëhen testime të banorëve të tjerë, çka do të thotë se potencialisht numri i të infektuarve mund të rritet.