Qeveria e këtij shteti do të paguajë ujin dhe rrymën për të gjithë qytetarët dhe bizneset
Qeveria e Bahrejnit do të paguajë faturat e energjisë elektrike dhe ujit për të gjithë qytetarët dhe bizneset në këtë vend të Gjirit Persik.
Nisma është pjesë e një pakete stimulimi ekonomik prej 11 miliardë dollarësh që qeveria e Bahrejnit ka caktuar për sektorin privat për të zbutur ndikimin ekonomik të Covid-19.
Qeveria do të shpenzojë një total prej 570 milionë dollarë në pagat e 100.000 punonjësve të sektorit privat nga prilli deri në qershor për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë efektet e pandemisë së koronavirusit, transmeton Reuters.
Po ashtu, qeveria do të pezullojë mbledhjen e taksave të pasurive dhe turizmit.