Turqia do t’i gjurmojë qytetarët që dalin nga karantina përmes telefonave celularë

Turqia do të monitorojë telefonat celularë të atyre që janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.

Sipas qeverisë turke një masë e tillë do të ndërmerret me qëllim që të sigurohet se këta persona nuk do të dalin nga karantina.

Kjo njëherit është edhe masa më e re e ndërmarrë nga autoritetet të mërkurën në një përpjekje për të frenuar shpërthimin e pandemisë që ka shënuar rritje gjatë muajit të fundit.

Turqia do të fillojë të gjurmojë qytetarët, t’u dërgojë atyre mesazhe dhe t’i thërrat ata çdo herë që largohen nga shtëpitë e tyre, tha Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.

Atyte do t’ju kërkohet të kthehen në shtëpi dhe policia do t’i ndëshkojë ata që vazhdojnë të shkelin rregullat e karantinës, kanë njoftuar nga presidenca, duke shtuar se ligji turk lejon përpunimin e të dhënave personale pa pëlqimin e palëve për “qëllime të jashtëzakonshme”.