Ronaldinho lirohet nga burgu i sigurisë së lartë, tash në arrest shtëpiak
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Paraguaji, transmeton zeri.info
Ai ishte mbajtur në burg për më shumë se një muaj, që prej se u arrestua nga autoritetet e Paraguajit për shkak të posedimit të pasaportave false.
Ai dhe vëllai i tij, Roberto Assis u transferuan në arrest shtëpiak pas seancës gjyqësore të martën.
“Globoesporte” raporton se dyshja do të paguajnë një dorëzani dhe do të qëndrojnë në një hotel rreth 3 kilometra larg burgut ku ishin mbajtur.
Nata në këtë hotel kushton 64 dollarë./Zëri