Arbër Zeneli rikthehet në Suedi

Për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, futbolli pothuajse në të gjitha vendet e botës është pezulluar.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Francë, ku Liga 1 është pezulluar deri në një njoftim të ri, shkruan Zëri.info.

Në Ligën 1 të Francës luan edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli.

Zeneli në një bisedë me 'Football Channel' ka bërë me dije se për momentin ndodhet në Suedi.

"Kam kontakte çdo ditë me trajnerin e fitnesit dhe ne bëjmë stërvitje përmes një programi. Është e vështirë, por kjo është gjendja", ka thënë Zeneli.

"Klubi mendoi se më mirë për mua është të shkoj në Suedi pasi ka krizë të madhe në Francë. E vlerësoj shumë këtë. Jam pranë familjes sime. Ne jemi njerëz, jo vetëm futbollistë", shtoi ai./Zëri.info