Dhunë në familje në kohë pandemie, një person rrah një femër në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi ka sulmuar fizikisht një femër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore e cila ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.