Pas tërheqjes së Khabib, Ferguson do të përballet me këtë mundës më 18 prill

Tony Ferguson dhe Justin Gaethje do të përballen mes vete për titullin e peshave të lehta më 18 prill.

Lajmi fillimisht u konfirmua nga Dana White, presidenti i UFC-s, i cili më pas e postoi këtë edhe në llogarinë zyrtare të UFC-s, shkruan Zëri.info.

Pasi Khabib Nurmagomedov vendosi të mos përballej me Ferguson, ky i fundit tashmë ka një kundërshtar të ri.

Justin Gaethnje ishte një kundërshtar rezervë, për të cilin Ferguson u pajtua të përballej me të.

Megjithatë, ende nuk dihet se ku do të zhvillohet kjo përballje.

Tani për tani, është e sigurtë që kjo përballje do të luhet pa shikuesë./Zëri.info