Mjeku popullor nga Gjilani pretendon se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi

Një mjek popullor nga Gjilani po pretendon se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi.

Mjeku Kadrush Abazi po kërkon vullnetarë për ta provuar barin, që ai pretendon se e shëron koronavirusin, raporton “Zëri.info”.

Ai po kërkon persona që janë të infektuar me COVID-19 për ta përdorur barin në bazë bimore.

Në lidhje me këtë shtetet më të zhvilluara në botë janë duke bërë garë për ta gjetur ilaçin për shërimin e pandemisë, që po shkakton shumë viktima në botë.

Deri tani nuk ka asnjë vaksinë të provuar në mënyrë shkencore për shërimin e koronavirusit. /ZERI