Kështu mund të aplikoni në ministri për marrje të subvencionit për qira

Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin prill dhe maj, është një ndër masat që është paraparë të ndërmerret nga Ministria e Financave për tu dal në ndihmë këtyre bizneseve. Vlera e subvencionit arrin deri në masë kjo në vlerë deri në dymbëdhjetë milion, ndërsa për të përfituar prej saj ministria ka vendosur disa kritere, shkruan “Zëri.info”.

“Qiramarrësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 Maj 2020; Qiramarrësi duhet të ngarkojë kontratën e qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020; Qiramarrësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është ndikuar negativisht nga situata emergjente direkt apo indirekt me vendimet e Qeverisë rreth gjendjes së emergjencës shëndetësore, (ngjajshëm si dëshmitë në masën 3 pika b sipër) i cili më pas do të përfitojë subvencionim deri në 50% për pagesën e qirasë; Qiradhënësi duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat komerciale të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë përcjell “Zëri.info”.

Kjo pagesë sipas MF-së, do të kalojë në llogarinë bankare të qiradhënësit, teksa sipas këtij dikasteri qeveritar, nga ky subvencion janë të përjashtuar ato biznese që e kanë të paguar qiranë për një vit.

“Pagesa e subvencionimit të qirasë do t’i paguhet në llogarinë bankare të qiradhënësit për të dy muajt; Nga kjo masë nuk mund të përfitojnë qiramarrësit të cilët kanë parapaguar qiranë vjetore, vetëm ata që e kanë obligimin e qirasë të papaguar për dy muaj që nga fillimi i pandemisë. Kërkesat e dërguara nga qiramarrësit, do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës; Lista e qiradhënësve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga komisioni në Thesar; Thesari në konsultim me ATK duhet të sigurohet që të mbajë tatimin në burim prej nëntë përqind (9%), në momentin e pagesës së këtij subvencioni”, bëhet e ditur tutje në këtë njoftim. // Valmire Maliqi// ZËRI

{338957}