Neymari ‘hap kuletën’, dhuron para për luftën ndaj koronavirusit

Njëri prej lojtarëve më të paguar në planet, Neymar ka dhuruar rreth 900,000 euro në luftën kundër koronavirusit në Brazil, transmeton zeri.info

“Fofocalizando” raportoi të enjten se sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka dhuruar këtë shfër për dy institucione në javën e kaluar.

“Neymar dhuroi 5 milionë dollarë braziliane në luftën kundër Vovid-19. Ai e bëri këtë donacion në fillim të javës së kaluar. Një pjesë shkoi për UNICEF-un dhe një pjesë për fondin e solidaritetit të krijuar nga artistët, të drejtuar nga Luciano Huck”, ka thënë gazetari Chris Flores./Zëri