Aksidentohet futbollisti i njohur
Ylli i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka pësuar një aksident gjatë mëngjesit të sotëm, transmeton zeri.info
Ai u aksidentua në aksin rrugor A9 në Bavari të Gjermanisë.
31-vjeçari gjerman përplasi makinën e tij tip “Benz AMG” rreth 314 kilometra larg shtëpisë së tij.
Shkak mendohet se ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike pasi gjatë kohës që po udhëtonte nisi të binte breshër.
Fatmirësisht, Boateng nuk ka pësuar asnjë dëm fizik, por dëm material dhe është i detyruar të paguajë 25,000 euro.
Sipas mediave gjermane, mësohet se ai ishte nisur për të takuar të birin./Zëri