Milot Rashica përballet me 'bomberin' çek në FIFA, ndeshja përfundon me rezultat të thellë

Faqja e mirënjohur e futbollit '433' ka sfiduar futbollistët në mbarë botën për të luajtur në sfida të ndryshme.

Kjo faqe i ka gjetur një vend edhe yllit të Kosovës, Milot Rashicës në sfidën e radhës, raporton Zëri.info.

'Who will be the FIFA King of Europe?' quhet sfida e ardhshme e faqes në fjalë.

Milot Rashica në rrethin e 32-të është përballur në FIFA me futbollistin e Republikës së Çekisë, Patrick Schik.

Rashica duke përfaqësuar Kosovën zgjodhi skuadrën e Barcelonës, kurse Schick zgjodhi Liverpoolin.

Schik doli fitues në këtë ndeshje, duke mposhtur Rashicën me rezultat të thellë 5:1.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme të postuar nga '433'./Zëri.info