Rrugët e Ferizajt zbrazen gjatë orarit të ndalim-qarkullimit
Komuna e Ferizaj ka bërë të ditur se qytetarët ferizajas po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes si pjesë e masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Me këtë rast komuna falënderon qytetarët për kulturën dhe vetëdijen e treguar duke respektuar udhëzimet për shëndetin publik.
“E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët”, thuhet në një postim në Facebook.