25 mijë myslimanë mbledhen për t’u lutur për COVID-19
Shefi i policisë locale, Tota Miah, tha se rreth 10,000 myslimanë u mblodhën në një hapësirë publike në qytetin Raipur në jug të Bangladeshit për të bërë lutje nga Kurani për të shpëtuar vendin nga virusi vdekjeprurës, raporton The Star.
“Ata mbajtën lutjet Khatme Shifa pas agimit për të çliruar vendin nga koronavirusi,” tha Miah për AFP.
Organizatorët pretenduan se numri i adhuruesve arrinte në 25,000.
Miah tha se organizatorët nuk morën leje nga autoritetet për të mbajtur seancën e lutjeve.
Fotografitë e eventit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, me komentuesit që dënuan mitingun masiv.
Autoritetet tashmë kanë mbyllur shkollat dhe u kanë kërkuar vendasve të shmangin tubimet e mëdha në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.