Arrestohet një serb pranë shtëpisë së Thaçit

Të shtunën rreth orës 15:55 është arrestuar një serb në rrugën “Stefan Nemanja” në Qagllavicë, ku ndodhet edhe shtëpia e Presidentit Hashim Thaçi.

Klan Kosova mëson se personi në fjalë ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka shfaqur shenja të urrejtjes duke provokuar në mënyra të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari  është dërguar në mbajtje.