Gënjeu se ka koronavirus, arrestohet nga policia

Një person në Prishtinë është arrestuar dje pasi kishte gënjyer se ka koronavirus.

Ai përmes rrjetit social ka thënë se është testuar dhe ka dalë pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.