Ora policore në Prishtinë (FOTO)

Policia e Kosovës po vazhdon të mbajë rregullin në rrugët e Prishtinës.

Gjatë orës policore kur qytetarët duhet të respektojnë vendimin e qeverisë për të mos dalur pa nevojë, Policia e Kosovës has edhe në raste kur rregulli thyhet.

Deri më tani janë raportuar një numër i madh i rasteve që kanë marrë gjoba nga PK´ja, për mosrespektim të vendimit dhe kohës së kufizuar kur mund të dalin, kjo për të ruajtur vetën dhe familjen nga infektimi me virusin vdekjeprurës COVID 19.

Zëri ju sjell më poshtë pamje nga ora policore në Prishtinë.

'Për vetën dhe familjen, mos dil jashtë rri në shtëpi`./ZËRI