E ndalin gjatë orës policore në Suharekë, ua sulmon veturën me gur dhe godet policët

Edhe një sulm tjetër ndaj policëve gjatë kohës kur nuk lejohet qarkullimi është shënuar dje në Suharekë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor, por në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij me një guri e kishte goditë veturën e policisë të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policor.

I dyshuari nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid -19.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.