Llapi nuk i lë lojtarët pa paga në këtë kohë të koronavirusit

Llapi ka konfirmuar se nuk do t’i lë lojtarët pa paga në këto kohëra të vështira pas përhapjes së koronavirusit, transmeton zeri.info

Këtë gjë klubi llapjan e ka bërë përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Llapit në “Facebook”:

Kryesia e klubit në krye me Presidentin Beqir Batatina qëndrojnë pranë klubit dhe futbollistëve në këtë gjendje të vështirë që ka përfshirë botën me rastin e epidemisë COVID-19, në këto momente stafi dhe futbollistët do marrin pagat e tyre!

Jemi me fat që klubin e udhëheq një President me zemër të madhe dhe një kryesi e tillë ku në këtë kohë t'i ndash 50000 Euro është një shembull i mirë për ata që po e udhëheqin popullin tonë se ende ka njerëz me zemër të madhe.

Një respekt i madh duke filluar nga stafi i klubit e deri tek futbollistët për Presidentin, Beqir Batatina, zv. Presidentin, Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina dhe njeriun e sfidave, Kryetrajnerin, Tahir Batatina, të gjithë këta nga një familje e cila po vazhdon të jap për të mirën e klubit dhe rinisë së Podujevës.

I jemi mirënjohës përherë familjes Batatina!