Në këtë periudhë izolimi, Drita kujton edicionin kur ishte shpallur kampion
Për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus, kemi hyrë në javën e dytë të pezullimit të aktiviteteve sportive në Kosovë.
Deri më tani, në Kosovë janë prekur rreth 70 persona nga ky virus, shkruan Zëri.info.
Drita e Gjilanit në këtë periudhë ka gjetur ta kujtojë edicionin e para tri vitesh, kur ishte shpallur kampion i Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e fundit ndaj FC Prishtinës, ndeshje e cila përfundoi 0:0, skuadra e drejtuar aso kohe nga Bekim Isufi, u kurorëzua me titullin e kampionit.
Postimi i plotë i Dritës:
"Po u sjellim disa statistika nga sezona 2017/2018 kur FC DRITA u shpall kampion i Kosovës!
Nga 33 ndeshje kampionale:
18 Fitore
13 Barazime
2 Humbje
Gola të shënuar: 53
Gola të pranuar: 21
Në këtë sezon FC DRITA ka regjistruar një rekord ku në 29 ndeshje radhazi nuk ka pësuar humbje"./Zëri.info