Hapen disa kafiteri në Fushë-Kosovë dhe Suharekë, ndërhyn policia

Policia ka njoftuar se një pronar në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Suharekë nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë.

Mbrëmë në Fushë-Kosovë një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe.

Një rast i ngjashëm ka ndodh edhe në Suharekë.

“Patrulla policore ka hasur një mashkull  kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij,  duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë