COVID-19/ 50 mijë elementë të mbrojtjes personale të personelit shëndetësor mbërrijnë në Shqipëri

“50 mijë elementë të mbrojtjes personale sot kanë mbërritur në Shqipëri, pas blerjes që u mundësua nga qeveria shqiptare, për rritjen e stokut në mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve kundër COVId-19”-  citon Manastirliu.

Ministrja shpreh faleminderime për shtetin turk që mundësoi kanalin e komunikimit për transportin, në këtë situatë ku shumë shtete kanë bllokuar eksportin e mjeteve të mbrojtjes personale.