Sportistja sllovake fotografohet lakuriq: Qëndroni në shtëpi, ne po qëndrojmë
Sllovakja Dominika Cibulkova ka befasuar ndjekësit me një fotografi nga izolimi.
Tenistja nga Sllovakia ka vendosur që qëndrojë pranë familjes së saj, teksa ajo është edhe shtatëzënë, shkruan Zëri.info.
Ajo e bëri një fotografi lakuriq, si dhe me qenin e saj të shtrirë te këmbët.
Në këtë fotografi, sllovakja dërgoi një mesazh: "Qëndroni në shtëpi, ne po qëndrojmë".
Cibulkova ka një karrierë të suksesshme pas vete, duke fituar tetë tituj dhe duke qenë e katërta në listën e WTA-s.
Në nëntor të vitit të kaluar, ajo njoftoi për pensionim, derisa sot konsiderohet si njëra prej sportisteve më seksi./Zëri.info