Jose Mourinho e do lojtarin shqiptar te Tottenhami

Tottenhami është duke shprehur interesim për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, transmeton zeri.info

Trajneri i klubit londinez, Jose Mourinho dëshiron transferimin e Strakoshës dhe të mesfushorit tjetër të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

“Tuttosport” raporton se strategu portugez po mendon të përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm me dy futbollistët e dalluar të Lazios.

Tottenhami e sheh reprezentuesin shqiptar si zëvendësues të Hugo Llorisit./Zëri