Halil Kastrati: Me dhimbje mora lajmin, Leze Qena do t’i mungojë televizionit dhe gjithë popullit shqiptar

Humanisti shqiptar Halil Kastrati ka kujtuar aktoren Leze Qena duke shkruar fjalët më të mira për të.

Kastrati ka u ka shprehur ngushëllime famijes dhe miqve, ndërsa ka shkruar se ajo do t’i mungojë teatrit dhe televizionit.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e aktores së mirënjohur shqiptare, Leze Qena.
Ajo do t’i mungojë teatrit, televizionit dhe të gjithë popullit shqiptar, pasi me dekada dhuroi emocion, gaz e pozitivitet.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!
Do e kujtojmë gjithmonë”

Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në moshën 85 vjeçare.