Covid-19 dhe kujdesi për shëndetin mendor

Përderisa lajmet për pandeminë e koronavirusit po bëhen më të ashpra, dhe qeveritë dhe bizneset lëshojnë direktivat për mbylljen dhe pezullimet momentale të punës,dhe funksionimi on-line  i obligimeve ditore të punës, shumë prej nesh po përjetojnë një laramani emocionesh negative. Ndiejmë ankth në përgjigje të pasigurisë së situatës; trishtim në lidhje me humbjen e lidhjeve tona ditore dhe zemërimi ndaj çfarëdo forcash duhet të fajësohet për sjelljen e kësaj situate mbi ne.

Si psikologe, besoj se pas rekomandimeve të bazuara në prova për forcimin e rezistencës mendore mund të na ndihmojnë të zbusim apo të tejkalojmë këtë krizë.

Është normale të jesh i shqetësuar gjatë kësaj periudhe dhe të ndiheni të pasigurt për diçka që nuk e dimë se çfarë po na pret. Si njerëz, ne gjejmë komoditetin dhe sigurinë në parashikueshmërinë e rutinave të jetës së përditshme.

Është e rëndësishme të pranoni se shumë mendime dhe emocione si dhe ankth do të shfaqen gjatë kësaj kohe, dhe t’i pranoni ato në vend se të provoni t’i largoni ose t’i shpëtoni. E njëjta gjë vlen për trishtimin që buron nga humbja e mënyrave tona të rregullta të jetesës, shqetësimi për mungesën e furnizimeve ushqimore e cila paraqet një parehati tek ne.

Përderisa , nuk po e dimë sa kohë mund të zgjasë pandemia para se të mund të rifillojmë jetën tonë normale, shumë njerëz kanë filluar të kenë frikë se do të pushohen nga puna dhe do të rrezikojnë jetesën e tyre, gjë e cila krijon një shkallë të lartë  të stresit. Për më tepër, mënyrat tona tradicionale të lehtësimit të stresit, si ushtrimi në palestër, shikimi i eventeve sportive, takimi me kolegët ose shoqërimi me grupet e miqve, tani është kryesisht i ndaluar.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe, ne mund të përjetojmë ndjenja të ndryshme që mund të ndikojnë jashtëzakonisht në mënyrë negative. Duke u mërzitur për shkak të numrit të kufizuar të aktiviteteve tona ditore, uljes së humorit, uljes apo oreksit të shtuar, gjumit të tepruar ose të pamjaftueshëm si dhe përdorimit të tepruar të alkoolit dhe duhanit, këto lloj të ndjenjave apo aktiviteteve, të gjitha këto ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në uljen e imunitetin tonë.

Duke i konsideruar të gjitha këto, përderisa jemi në situatë të tillë, është me rëndësi të madhe që të lehtësojmë dhe ulim nivelin e stresit, fillimisht për ne personalisht, dhe më pas edhe për anëtarët e tjerë të familjes (fëmijët apo prindërit) me të cilët mund të jemi në “karantinë”. Është me rëndësi të madhe që ne të ruajmë qetësinë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte kalon apo ndikon tek rrethi familjar.

Çka nënkupton termi distanca shoqërore?

Distanca shoqërore paraqet zvogëlimin e ndërveprimit midis njerëzve duke kufizuar afërsinë e kontaktit me njëri -tjetrin. Kjo është gjëja më e lehtë që mund të bëjmë dhe duhet t’i përmbahemi të gjithë gjatë kësaj periudhë.

Çka nënkupton të jesh në karantinë?

Karantina përfshin ndarjen fizike dhe kufizimin e lëvizjes për personat që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar ose të ekspozuar ndaj infeksionit. Kjo ndarje zgjat derisa personeli mjekësor të sigurohet që personi në kontakt nuk ka zhvilluar simptomat e sëmundjes.

Çka nënkupton të jesh nën izolim?

Izolimi, nga ana tjetër, është ndarja fizike e atyre që kanë virusin COVID -19 nga ata që nuk e kanë. Kjo zakonisht ndodh në ambientet shëndetësore ose në shtëpinë tuaj (vetë-izolim) nëse është e përshtatshme.

Çka mund të bëjmë ne për të përballur me këtë situatë?

Në rend të parë, është mirë  si për të rriturit dhe më e rëndësishme për fëmijët të përmbahen në orar dhe kohë të rregullt të kohës së gjumit/zgjimit, kohës së rregullt të drekës, darkës, si dhe orarit të zakonshëm të përditshmërisë, p.sh. leximi, pastërtia trupore, angazhimi i përditshëm i mirëmbajtjes së shtëpisë, etj.

Angazhoni dhe ndani një orar që të bëni aktivitete fizike, siç janë; shtrëngimi /lirimi i muskujve, lëvizja themelore e trupit, joga, etj.

Poashtu, pjesë e kësaj rutine të re ditore, planifikoni argëtimin tuaj si: kohën e filmit, luajtjes me letra, apo edhe aktivitete për lojëra të ndryshme me fëmijët e juaj. Pse jo edhe të reflektoni dhe bisedoni me fëmijët dhe bashkëshortin/ën tuaj për të kaluarën, por edhe plane pozitive për të ardhmen. Mendimi dhe planifikimi pozitiv, ndikon jashtëzakonisht mirë në shëndetin tuaj mendor dhe mund të ju ndihmojë sadopak në zbutjen apo relaksimin e kësaj situate të krijuar.

Mbajtja e kontaktit  të rregullt me të afërmit e juaj për të siguruar që të gjithë janë mirë, mund të ndikoj pozitivisht në shëndetin tuaj mendor, meqë kur e dimë që të afërmit i kemi në rregull, edhe vet ne jemi më të relaksuar.

Tendenca për të kontrolluar mediat mund të jetë më e shtuar tani, por kontrollimi i shumëfishtë në ditë mund të na mbajë në një gjendje ankthi të përshkallëzuar. Është lehtë ta transmetojmë atë lloj ankthi të ekzagjeruar te fëmijët tanë dhe ata përreth nesh.

Përqendrimi në mendime(negative) ndjenjë të frikës dhe parashikime katastrofike, veçanërisht duke marrë parasysh shembujt në mediat sociale, mund të nxisë ndjenjat e panikut. Mundohuni t’i shmangeni kësaj veçorie sa më shumë që mundeni, si dhe referojuni institucioneve zyrtare për informata të sakta dhe konkrete, si p.sh.

Ministria e Shëndetësisë (https://msh.rks-gov.net, kosova.health)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (http://niph-rks.org)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (https://ëëë.ëho.int/)

Nëse ndjenjat e juaja janë negative dhe çdo herë e më shumë shkojnë duke u thelluar dhe duke u përsëritur, atëherë ju lutem kontaktoni psikologun apo psikiatrin.  Nëse keni vështirësi të tilla, atëherë ka profesionistë që mund të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje.