Mbyllet tregu i gjelbërt në Prishtinë

Si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, sot është mbyllur edhe tregu i gjelbërt në Prishtinë, raporton “Zëri.info”.

Edhe pse Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë masa për tu mbrojtur nga koronavirusi, tregu i gjelbërt kishte vazhduar të funksionojë. Megjithatë ditëve të fundit është parë një numër më i vogël i shitësve në këtë treg. Po ashtu, edhe qytetarët që i janë drejtuar tregut të gjelbërt kanë qenë në numër të vogël/Zëri