Baki Kelani: Policia në krye të detyrës, nga puna janë liruar policët me sëmundje të rënda

Majori i Policisë së Kosovës Baki Kelani në një intervistë me shkrim për gazetën “Zëri”, ka pohuar se ky insitucion është duke operuar në kuadër të urdhërit operativ policor të quajtuar “UO për gatishmëri dhe Reagim për Coronavirusin”, në kuadër të mbrojtjes dhe përballimit të situatës me këtë virus. Ai potencoi se bazuar në këtë operacion dhe në koordinim me institucionet kompetente të shëndetësisë, PK-ja është e angazhuar edhe në reagim ndaj situatës.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”. Policia e Kosovës është pjesë e komisionit shtetëror për menaxhim dhe parandalim të Koronavirus, dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, ka thënë Kelani për “Zërin”.

Sipas tij ky urdhër operativ ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve për luftimin dhe mbrojtjen ndaj virusit Covid-19.

“Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, prevëntimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, ka thënë ndër të tjera Kelani.

Kelani theksoi se se zyrtarët policorë janë të pajisur me mjete mbrojtëse ndaj virusit si dhe në objektet policore është bërë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i hapësirave.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim. Me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur posterat me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur ligjërata informuese në të gjitha pikat kufitare me pjesëtarët e policisë dhe do të vazhdoj me njësi të tjera policore si dhe ka shpërndarë maska për policët kufitarë duke përfshirë edhe pikën kufitare të Aeroportit”, ka thënë majori, për “Zërin”

Për sa i përket lirimit të policëve nga puna si rrjedhojë e situatës së krijuar me Koronavirus, Kelani konfirmoi se një pjestarët policorë që kanë sëmundje të rënda janë liruar nga detyra.

“Policia e Kosovës, po vazhdon punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar te zgjatur me qëllim të realizimit te detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve te Qeverise se RKS-se. Një numër i zyrtareve policor të cilët kane sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevojes kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike”, ka thënë për fund ai. /ZËRI