"Contagion" thyen rekordet e shikueshmerisë pas përhapjes së Coronavirusit
Filmi që “parashikoi” coronavirusin thyen rrjetin, renditet ndër filmat më të shikuar të muajve të fundit.
Mediat e huaja shkruajnë se filmi "Contagion", një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të coronavirusit, përcjellë zëri.info
Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.
Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën në Azi dhe transmeton përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me koronavirusin.
Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë film si "parashikuesin" e mbërritjes së koronavirusit.ZERI