Audi do ta mbyllë fabrikën në Hungari shkaku i koronavirusit

Ky vendim erdhi pasi grupi më i madh për prodhimin e veturave njoftoi për ndërprerjen e prodhimit edhe në Itali, Portugali, Sllovaki dhe Spanjë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Pas parashikimeve për shitje qartazi më të dobëta dhe paqartësive për shkak të pandemisë së koronavirusit, Grupi Volkswagen do ta ndërpresë prodhimin në shumicën e fabrikave”, thuhet në deklaratën e fabrikës së Audi-t në Hungari.

“Këto masa i prekin fabrikat e Audi AG-së në Ingolstadt, Neckarsulm, Bruksel, Meksikë dhe Hungari”, thuhet më tej në deklaratë.

Industria e veturave pritet të goditet rëndë nga përhapja e koronavirusit, sepse prodhuesit gjermanë janë të varur nga eksporti dhe tregjet në Azi e Amerikë.