Efekti i koronavirusit: Thyhet rekordi i të gjitha kohërave në Counter Strike
Coronavirusi ka kapluar botën tashmë, por kjo nuk ka ndikuar që një lojë online të luhet edhe më shumë këtyre ditëve.
Bëhet fjalë për lojën e famshme Counter-Strike.
Ajo ka arritur një shifër rekord të lojtarëve në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi. Saktësisht kjo lojë arriti kulmin kur në të njëjtën kohë ishin duke luajtur plotë 1,002,031 lojtarë sot, sipas statistikave zyrtare të Steam.
Kjo e bën atë lojën më të njohur në Steam. MOBA e Valve, Dota 2, aktualisht është loja e dytë më e popullarizuar në Steam, me një kulm prej 685.879 lojtarë.
Battle royale PUBG është në vendin e tretë me 525.462 lojtarë.
Shpërthimi i coronavirusit, i cili ka ndezur një valë të vetë-izolimit në të gjithë globin, ka kontribuar në rritjen rekorde të kësaj loje.