Historia e variolas, virusit që mbyti 26 kosovarë në vitet ’70

Jo veç tash, edhe 48 vjet më parë, Kosova ishte në alarm.

Një virus që merrte jetë njerëzish ishte shfaqur pikërisht në muajin mars të vitit 1972.

E për dallim nga tani, variola vera apo siç njihej në popullorçe ‘lia’, në epiqendrën e saj në Kosovë, ua kishte marrë jetën 25, apo 26 personave.

Por në atë kohë, vaksinimi i pothuajse gjithë popullsisë si masë parandaluese, ishte bërë menjëherë, raporton Klan Kosova.

E meqë Prishtina ishte më pak e prekur, aktivistë të këtushëm shkuan në qytete tjera për të ndihmuar.

Për dallim nga virusi COVID-19, variola vera ishte më lehtë të identifikohej, ngase kishte simptoma që nuk ngjasonin me gripin e zakonshëm.