Ministrja Hykmete Bajrami nuk po e pranon mosavancimin e saj si profesoreshë
E mori pozitën e ministres së Arsimit, por Hykmete Bajrami nuk ka arritur të avancohet si profesoreshë e asocuar. Ministres së MASHT një gjë e tillë ju mohua të premten nga senati i Universitetet të Prishtinës.
Senati vendosi që lëndën e saj ta kthejë për rishqyrtim në Këshillin e Fakultetit Ekonomik të enjten.
Kjo për shkak se sipas asaj që u diskutua, Bajrami ka vetëm dy punime ku është autore e parë kurse në punimin e tretë nuk figuron si korrespodentë.
Por me këtë vendim të Senatit nuk po pajohet e para e MASHT’it.
Bajrami thotë se kjo çështje nuk lidhet fare me pozitën e saj që e mban si ministre pasi sipas saj konkursi është mbajtur disa muaj para se të zgjidhej ministre.
Ndërkohë nga Rektorati i Prishtinës përmes një përgjigje me shkrim i kanë thënë televizionit se ekziston një procedurë e saktë dhe transparente karshi avancimit të stafit akademik.
Gjithashtu u tha se arsyeja e kthimit të lëndës në rishqyrim është mosidentifikimi i autorësisë korrespondente të kandidates.