22 vite pa Adem Jasharin, ‘Tifozat Kuq e Zi” me një mesazh emocionues
Si sot, 22 vite më parë, më 7 mars 1998, do të mbyllte përgjithmonë sytë figura më e rëndësishme dhe heroike, pishtari i luftës për Pavarësinë e Kosovës, Adem Jashari!
Familja Jashari nga Prekazi ka mbajtur edhe ceremoninë e kujtimit të "Bacës", siç edhe e njohin të gjithë, shkruan telesport.
Komandanti legjendar ka frymëzuar breza të tërë me guximin, krenarinë dhe sidomos shpirtin e patriotit, ndërsa grupimi i kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi, nëpërmjet një postimi, nuk e kanë harruar.
Përulemi para lavdisë së Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij. Amaneti i tyre, është detyrim i rrugës që duhet ndjekur. /Zëri.info