Qeni besnik e ndihmon pronarin të shtyjë karrigen me rrota

Ky është një moment fantastik kur një qen e shtynë karrocën e pronarit të tij gjatë rrugëve të qytetit.

Qeni i quajtur Magnus, ishte filmuar duke ecur bashkë me 70-vjeçarin Anatoly Derbenev i cili ishte në një karrige më rrota, dhe për të kaluar rrugët e Taranx në Kazakhstan pati ndihmën e qenit të tij, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Qeni 11 muajsh qëndron afër pronarit. Në një video shihet qartë që qeni ecën afër tij, dhe e ndihmon duke e shturë karrigen me rrota pasi që pronari i tij i moshuar nuk kishte force të mjaftueshme.

Magnus më parë ishte lënduar prej një goditje nga autobusit, por më pas është shëruar dhe tani ai po ndihmon përsëri pronarin e tij rreth qytetit.