‘Tigrat e Zi’ kujtojnë Epopenë e UÇK-së: Shqipëria e madhe, lavdi dëshmorëve

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatic, shkruan Zëri.info.

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së e kanë kujtuar edhe tifozët e Feronikelit “Tigrat e Zi”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, tifozët drenicas kanë shkruar se ‘asnjëherë nuk do të harrohet rezistenca e familjes Jashari’.

Shkrimi i plotë:

22 vite nga Epopeja e UÇK-së. Historia jonë nuk është e shkruar me pen e boj por me luftë e gjak. Asnjëher nuk do të harrohet rezistenca e familjës Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan për idealet e kombit Shqipëtar . Rroftë Shqipëria e madhe , lavdi dëshmorëve”./Zëri.info