Ku jetojnë miliarderët? 10 vendet më të banuara nga njerëzit më të pasur në botë
Përkundër faktit që miliarderët mund të zgjedhin vetë ku të jetojnë, ata preferojnë vendet tradicionale. Aktualisht janë 1,732 miliarderë në botë ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në vetëm 15 vende, sipas Knight Frank. Ja 10 vendet ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë:
Italia
Në Itali, aktualisht jetojnë 34 miliarderë. Që nga viti 2013, numri i tyre është dyfishuar. Njeriu më i pasur në vend është Giovanni Ferrero, i cili drejton Ferrero Group, një kompani e ëmbëlsirave. Pasuria e tij vlerësohet në 32 miliardë dollarë.
Koreja e Jugut
Në vitin 2013, vetëm 24 miliarderë jetonin në vend. Që atëherë, numri i tyre pothuajse është dyfishuar në 44.
Kanadaja
Pasuria mesatare e miliarderëve kanadezë është 3 miliardë dollarë. Kjo është e barabartë me pasurinë e përbashkët të tre provincave kanadeze. Aktualisht, 46 miliarderë jetojnë në vend.
Mbretëria e Bashkuar
Pavarësisht se është një vend jo i vogël, ka 54 miliarderë në Britani. Midis tyre janë të tillë si Sir Jim Ratcliffe dhe Alan Sugar.
Hong Kongu
Gjatë pesë viteve të fundit, në Hong Kong numri i miliarderëve është rritur me 24 persona dhe aktualisht është 64 miliarderë. Disa prej tyre zotërojnë pasuritë e patundshme më të shtrenjta në botë.
Rusia
Rusia është i vetmi vend në dhjetë të parët në të cilët numri i miliarderëve nga 2013 në 2018 nuk u rrit, por u ul. Aktualisht, 101 miliarderë jetojnë në vend.
India
Gjatë pesë viteve të fundit, numri i miliarderëve në Indi është rritur me 116%. Aktualisht, 119 miliarderë jetojnë në vend. Mumbai është një qytet i preferuar i miliarderëve indiane, numri më i madh i të cilëve jeton atje.
Gjermania
Gjermania është ekonomia më e madhe e Europës, kështu që nuk është për t’u habitur që numri më i madh i miliarderëve në Europë jeton këtu. Aktualisht janë 123 prej tyre. Pasuria e përgjithshme e 11 gjermanëve më të pasur arrin 187 miliardë dollarë.
Kina
Në vetëm pesë vjet, numri i miliarderëve në vend është rritur me 206%. Tani ka 373 miliarderë në Kinë. Më i pasuri është themeluesi i Alibaba, Jack Ma, pasuria e të cilit arrin 39 miliardë dollarë.
SHBA
Amerika mbetet qendra kryesore e përqendrimit për miliarderët në botë. Aktualisht, 585 miliarderë jetojnë këtu. Midis tyre janë njerëzit më të pasur në botë, të tilla si Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg. Pasuria e tyre totale është 300 miliardë dollarë.