Kjo është pasuria e deputetës Eliza Hoxha

Këngëtarja, Eliza Hoxha për herë të parë është bërë deputete në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Hoxha e cila me profesion është arkitekte, pasi është bërë deputete ka deklaruar edhe pasurinë e saj sipas ligjit në Agjencinë Antikorrupsion

Në formularin e deklarimit, deputetja e PDK-së, ka një banesë 64 m2, të cilën e ka blerë në vitin 2008 në vlerë prej 54 mijë euro, raporton Zëri.info

Ajo ka deklaruar gjithashtu se ka para të gatshme mbi 7400 euro, ndërsa burim të ardhurave ka rrogën si deputete prej 1500 euro dhe gjysëm rrogën si asistente në UP, ku merr rreth 380 euro.

Përveç tjersha, Hoxha ka deklaruar se është trasheguese e barabartë në familjen e saj por që prona ende nuk është ndarë dhe vazhdon të mbetet në emrin e prindërve të saj./ZERI