Bashkë-bisedim i ashpër mes Munishit dhe Currit: 'Kur t'dush ju mposhtim'
Kryendeshja e javës së 20-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në 'Fadil Vokrri' mes FC Prishtinës dhe Ballkanit.
Ndeshja e zhvilluar dje u mbyll pa gola 0:0, raporton Zëri.info.
Nga ky barazim, ka përfituar Drita e cila në shtëpi ka mposhtur Drenicën me rezultat 4:1 në Gjilan.
Përveç Dritës, përfitoi edhe Gjilani i Gentjan Mezanit, i cili me fitoren 4:0 ndaj Dukagjinit, kaloi në vendin e tretë në tabelë.
Ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës e kanë komentuar edhe trajneri Ismet Munishi dhe ndihmës-trajneri i Prishtinës, Debatik Currit.
Kur është përmendur goli i anuluar i Otto John, dyshja në fjalë kanë pasur një bisedë paksa më të 'ashpër'.
"Banka rezervë e Prishtinës duhet ta ketë parë më mirë se a ishte pozicion jashtë loje pasi ishin aty dhe vazhdimisht në këmbë", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.
Pas kësaj reagoi Curri, duke thënë:
"Ne ishim në këmbë pasi që ti ishte duke bërë presion te referi vazhdimisht. Kur të duam iu mposhtim".
Më pas, Munishi tha se skuadra e tij dominoi ndeshjen, duke thënë se skuadra e Prishtinës nuk kishte ndonjë rast konkret dhe se i tregoi se do të përballen prapë më vonë në fushën e gjelbër.
Por, sipas Currit, FC Prishtina kishte dy-tri lojtarë./Zëri.info