Magani: Në Prishtinë erdhëm për fitore, kishte presion ndoshta edhe për shkak të publicitetit mediatik

Sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani, është shprehur i kënaqur me pikën që skuadra e tij e fitoi në ndeshjen derbi ndaj Prishtinës, takim që u zhvillua të shtunën, shkruan Zëri.info. 

Prishtina dhe Ballkani barazuan me rezultat 0:0. 

Futbollisti nga Shqipëria në këtë takim luajti titullar derisa i lëshoi dy raste për shënim në stadiumin "Fadil Vokrri". 

"Ballkanit i ka konvenuar edhe barazimi dhe jemi të kënaqur. E kishim përgatirur ndeshjen për të fituar, për të bërë presion të lart. Prishtina ka ekip të mirë, nuk kemi luajtur me ndonjë ekip që është poshtë në tabelë, andaj duhet te jemi të kënaqur", ka deklaruar Artur Magani për emisionin "2 me 1", përcjell Zëri.info. 

"Ndeshja kishte pak presion. I bë shumë publicitet edhe nga mediat. Mendojë se po qe se do të shënoja në fillim, ndeshja do të bëhej edhe më interesante. Ndoshta do të fitonim ne, ndoshta edhe Prishtina. Në ndeshje te tilla vendosin detajet", shtoi Magani. 

Ballkani i prinë tabelës me 41 pikë, kurse Prishtina ndodhet e treta me 38 pikë. /Zëri.info