Përfundon takimi Kurti - Mustafa
Ka përfunduar takimi mes dy partnerëve të koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Siç mëson Zëri.info, takimi i cili është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, tashmë ka përfunduar, por që askush nga ta nuk ka folur në lidhje me këtë takim.
Ky takim erdhi pas vendimit të Kurtit, i cili dje bëri të ditur që do ta heq pjesërisht taksën ndaj Serbisë, ndërsa këtë vendim nuk e ka mbështetur LDK-ja./ZERI