Akil Gjakova zgjidhet 'Sportisti i Vitit' nga KOK-u
Akil Gjakova për herë të dytë radhazi vlerësohet "Sportisti i Vitit" nga Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton zeri.info
Xhudisti ynë pati një tjetër vit të suksesshëm, duke fituar pikë Olimpike, të cilat e mbajnë brenda normës Olimpike Tokio 2020.
Akili gjatë vitit 2019 fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e Budapestit, ndërsa suksese shënoi edhe në Top-Mastersin e Qingdaos së Kinës, ku lëndimi ia mohoi medaljen, duke përfunduar në vendin e pestë.
Në vendin e pestë doli edhe në Grand Slamin e Parisit dhe të Bakus.