Kurti pas vendimit për taksën: BE të merr vendim për vizat para Samitit të Zagrebit

Kryeministri Albin Kurti, sonte në një konferencë për media, ka bërë të ditë se do të heq pjesërisht taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Kurti tha se taksa për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja do të hiqet më 15 mars dhe në rast se pala serbe ndal fushatën e çnjohjeve dhe BE merr vendim për liberalizimin e vizave, ajo do të hiqet tërisisht nga data 1 prill, transmeton Zëri.info

“Nëse pala serbe tregon qasje të mirë, atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht taksën ndaj mallrave nga Serbia për 90 ditë. BE-ja ta vlerësojë lartë vendimin e palës kosovare prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj të 2020”, ka thënë Kurti në konferencë për media./ZERI