Publikoi një fotografi me një peshk të vogël në duar, tifozët tallen keq me John Terryn

John Terry është tallur nga tifozët në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi me një peshk të vogël, të cilin e kishte kapur në njërin prej udhëtimeve të tij të fundit, transmeton zeri.info

Ndihmës-trajneri i Aston Villas postoi në rrjetin social “Instagram” një fotografi, derisa në duar kishte një peshk të vogël.

Por, tifozët menjëherë kanë filluar talljet e tyre.

“Vetëm aq? A e ke blerë nga ndonjë shitore e peshkut”, ka shkruar një tifoz.

“Nuk jam i sigurt nëse ke nevojë t’i përdorësh dy duart për atë”, ka shkruar një tjetër./Zëri