Thaçi reagon pas vrasjes së Qerim Kelmendit, të zbardhet sa më shpejt ky rast

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Thaçi ka bërë thirrje urgjente institucioneve që të zbardhin rastin, përcjell "Zëri.info".

"Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore! HTH", ka shkruar Thaçi./ZËRI