Për një javë, 20 vende konfirmuan rastet e para me koronavirus
Në javën e kaluar grupime të reja të shpërthimit të koronavirusit janë formuar në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, duke ngjallur frikë dhe masa emergjente.
Përhapja e virusit është përqendruar kryesisht në Itali dhe Iran; Italia tani ka 400 raste dhe 12 vdekje, dhe Irani ka 141 raste dhe 22 vdekje. Vendet e afërta kanë filluar mbylljen e kufijve dhe zbatimin e ndalimeve të udhëtimit, pasi virusi përhapet në të gjithë rajonin, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
20 vende që kanë konfirmuar rastet e tyre të para të koronavirusit gjatë javës së kaluar i gjeni në listën e mëposhtme:
Libani
Omani
Izraeli
Afganistani
Greqia
Danimarka
Austria
Estonia
Rumania
Maqedonia e Veriut
Gjeorgjia
Pakistani
Norvegjia
Spanja
Brazili
Algjeria
Zvicra
Kroacia
Bahraini
Kuvajti