Kryetari i komunës tërhiqet zvarrë nëpër rrugë, nuk i plotësoi premtimet e fushatës
Një grup fermerësh të zemëruar në jug të Meksikës kanë kapur kryebashkiakun e fshatit të tyre dhe pasi e kanë lidhur pas një kamioni e kanë tërhequr nëpër rrugë me pretendimin se nuk ka realizuar premtimet e fushtës elektorale.
Më pas policia arriti të lironte zyrtarin Jorge Luis Escandón Hernández, kryetar lokal i Las Margaritas në shtetin e Chiapas, i cili nuk pësoi plagë serioze nga aventura e dhunshme.
Mediat vendase thonin se ai ishte marrë peng nga një grup protestuesish të armatosur me gurë e shkopinj para se ta tërhiqnin nëpër rrugë.
Pas incidentit një konfrontimi dhunshëm nisi mes banorëve dhe policisë lokale kuk rreth 10 nejrëz mbetën të plagosur. Kryebashkiaku Escandón tha se nuk do të termbej nga dhuna dhe do të padiste autorëth.